Ish-atleti dhe trajneri Vildan Tufi është ndarë nga jeta, të dielën, në moshën 75-vjeçare.
Sipas medias, ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Tufi njihet si një ndër figurat më të shquara të atletikës të ekipit të Vllaznisë dhe kombëtare shqiptare.
Si trajner, ai është fitues i 80 medaljeve në aktivitetet kombëtare.
Pak muaj më parë, Tufi u dekorua nga presidenti Meta me titullin “Mjeshtër i Madh”.