Kryetari i PD-së Lulzim Basha i bëri thirrje të gjitha forcave politike të reja dhe të vjetra të bashkohen me ndryshimin për të larguar Edi Ramën.
“Të gjithë ata që ndajnë bashkë me ne dëshirën dhe vullnetin për ndryshim janë pjesë e një përpjekje. Ata që kanë vendosur të bëhen patericë e një kryemisnitri të dështuar. Ata mendojnë se e janë të lidhur fatin me të. Kushdo që kërkon ndryshim e ka ët hapur rrugën e opozitarizmit, dhe PD si forca më emadhe do ët ketë përgjegjësinë dhe reultatin”, tha ai në konferencën për shtyp, të hënën.
Ai tha se opozita ka koalicionin më të madh në 30 vjet, ky koalicion e detyroi të heqë koalicionet. Deputetët e zgjedhur nga PD do të kenë integritet personal. Ai nuk ju përgjigj, pyetjes nëse emrat e skualifikuar do të hyjnë ose jo nga kryesia.