Tre viktima me Covid-19 janë rregjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 656.
118 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit. Kjo është hera e parë pas disa javësh ku në Kosovë numri i të infektuarve të rinj shkon më shumë se 100.
Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 17,009 të infektuar.
Prej tyre 1 637 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 14 716 pacientë janë shëruar.