Kryeministri Edi Rama akuzoi presidentin Meta se me gjuhën që përdor por nxit sherre dhe ndasi mes qytetarëve.
Në një postim në Twitter, Rama reagoi pas deklaratave të Metës,:
“Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!”
Më herët presidenti Meta deklaroi se qeveria socialiste është kapur nga një grup i strukturuar kriminal që ka për qëllim izolimin e vendit nga Evropa.