Meta: Shumica socialiste zero shans të izolojë presidentin

Nga Exit News
Meta: Shumica socialiste zero shans të izolojë presidentin

Presidenti Ilir Meta u shpreh i hapur për çdo hetim nga ana e Prokurorisë, kërkesë të cilën shumica socialiste ia ka bërë publikisht kryeprokurorit Olsian Çela.

Në konferencën për shtyp, ditën e hënë, gazetarët pyetën Metën se di do ta komentonte kërkesën e PS-së për hetime ndaj tij, ‘sepse presidenti e ka mbushur kupën.’

Meta u përgjigj:

“Ti bëjnë thirrje prokurorëve dhe policive të botës, presidenti këtu është. Dhe të shohim kush do të izolohet, presidenti zero shans [të izolohet].

Grupi i strukutura kriminal që ka kapur PS-në dhe Kuvendin kanë për qëllim izolimin e vendit nga Evropa.

Presidentin këtu e kanë le të vijnë. Unë e kam paralajmëruar se qëllimi i vërtet është defaktorizmi i Shqipërisë, dhe i shqiptarëve”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>