Milo: Greqia nuk mund të zgjerojë ujrat pa marrëveshje me Shqipërinë

Nga Exit News
Milo: Greqia nuk mund të zgjerojë ujrat pa marrëveshje me Shqipërinë

Profesor Paskal Milo e ka quajtur të pamundur zgjerimin e ujrave territorial deri ne 12 milje të Greqisë në detin Jon, pa pasur marrëveshje me shtetin fqinj, në këtë rast me Shqipërinë.

Në prag të vizitës së ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias në Tiranë, Paskal Milo deklaroi për ABCNews se vërtetë Greqia ka të drejtë të zgjerohet deri në 12 milje ujrat e saj, por kjo e drejtë duhet parë se si zbatohet në kushte konkret.

Sipas Milos:

‘Greqia në detin Jon, në kufijtë me Shqipërinë nuk e ka mundësinë që t’i zbatojë ato 12 milje si kufi detar, nuk e ka atë mundësi. Për sa kohë që nuk  e ka atë mundësi, nuk ka se si ta zbatojë sepse ka edhe një pikë në Konventën e “Montego Bay” që thuhet se atje ku ka atë mundësi duhet patjetër të ketë marrëveshje me shtetin fqinj bregdetar.’

Sot në orën 11:00 pritet që ministri i jashtëm grek Dendias të takohet  me zëvendësministrin e Jashtëm Gent Cakaj, e më pas me kryeministrin Rama.

Tema kryesore e bisedës pritet të jetë marrëveshja e detit dhe zona ekonomike ekskluzive midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>