Projekt-buxheti i 2021: qeveria parashikon € 400 milionë në investime publike

Nga Exit News
Projekt-buxheti i 2021: qeveria parashikon € 400 milionë në investime publike

Ministria e Financave ka miratuar projektbuxhetin e 2021. Sipas një njoftimi për shtyp, të martën, ministria njoftoi se ky projektbuxhet synon “rimëkëmbjen ekonomike të vendit”.

Objektivat kryesore, sipas ministrisë janë rritja e pagave për stafin mjekësor dhe mësuesit, rindërtimi i banesave, dhe masat parandaluese për Covid-19.

Qeveria ka parashikuar:

587.6 miliardë lekë ose 34.9% e PBB do të mbështesin një nivel të lartë investimesh publike

29, 5 miliardë lekë për procesin e Rindërtimit — 28 mld lekë në vitin 2021 për rindërtim, edhe 1.5 mld lekë financimin e bonusit të qirave.

4.5 miliardë lekë për shëndetësinë — rritja e pagave të mjekëve me 40%, blerja e vaksinës Anti-Covid19, dhe masat parandaluese.

3.5 miliardë lekë për arsimin — rritja e pagës së mësuesve me 15 % dhe financimi i paktit për Universitetin.

1 miliardë lekë për bujqësinë — heqja e aksizës së naftës për fermerët.

Qeveria parashikon për vitin 2021 nje rritje ekonomike prej 5.5 %, uljen e papunësisë në 12.2%, dhe rritjen e investimeve publike në 7.3% e PBB-së . Deficiti buxhetor për vitin 2021 planifikohet të jetë në nivelin 6.5% të PBB-së.

Tri reformat që do të mbështeten janë: Reforma në drejtësi, Reformën në administratën publike dhe Reformën e menaxhimit të financave publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>