![Koronavirus, Covid-19, Infografiku nga Diver Santi ©️Exit News Humb jetën nga Covidi një tjetër mjek](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/10/WhatsApp-Image-2020-10-16-at-13.43.29-1.jpeg)
Mjeku nga Kukësi Astrit Haziri ka humbur jetën, të martën, pas infektimit me Covid-19.
54-vjeçari ishte dërguar në Turqi për kurim, por nuk ka mundur të shpëtojë. Nuk dihet ende nëse Haziri vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Haziri njihet në Kukës jo vetëm për punën e tij si mjek, por dhe për angazhimin e tij në Këshillin Bashkiak të qytetit, në vitet 2003-2007.
Më herët nga Covid-19 kanë humbur jetë dhe epidemiologu Vilson Topulli, mjeku Anibal Byberi, mjeku i QSUT-së Arjan Pushi dhe mjeku në spitalin e Pukës Hysni Shkjau.