Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka nisur procesin e verifikimit të kandidaturave për zëvendësimin e dy vendeve vakante në gjykatën Kushtetuese.
KED njoftoi të martën se për vendin vakant të krijuar nga Besnik Imerajt, relatore u caktua Vitore Tusha, dhe këshilltar Besmir Rapaj, Aulona Bodo, Laureta Nezaj, Sajmir Nazifi.
Ndërsa për vendin vakat të krijuar nga Fatos Lulo, relatore u caktua Saida Dollani, dhe këshilltar Laureta Nezaj, Sajmir Nazifi, dhe Besmir Rapaj.
KED i ka bërë thirrje edhe institucioneve të përshpejtojnë vlerësimin e kandidatëve, për të mos bllokuar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.