Policia e Shtetit ka arrestuar 2 persona për organizim të paligjshëm të lojrave të fatit, në Kurbin.
Personat e arrestuar janë Gj. P., 28 vjeç, banues në Mamurras dhe A. K., 40 vjeç, banues në Thumanë.
Policia njoftoi të mërkurën se ka sekuestruar edhe 32 makina të lojrave të fatit, 3 kasaforta, 421.000 lekë dhe 3325 euro.