Partia Demokratike reagoi mbas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me procesin e votimit brenda PD.
Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se Rama nuk e di çdo të thotë zgjedhje të lira, duke theksuar se ai u refuzua si kryetar partie në vitin 2005.
“E pashë Edi Ramën shumë të shqetësuar sot nga procesi më demokratik i këtyre 30 vjetëve të ndodhur në ndonjë parti në Shqipëri, përzgjedhjen e kandidatëve nga anëtarësia e PD.Edi Rama vetë nuk e di çfarë do të thotë votë, as nga anëtarësia e partisë, as nga qytetarët, sepse karriera e tij është e bazuar tek krimi, jo tek vota. Edi Rama u refuzua nga socialistët, të cilët ia rrëzuan platformën për kryetar më 8 Tetor 2005.”
Bardhi theksoi se shqiptarët do të zgjedhin me 25 prill PD dhe jo listën e Niçes së Shijakut.