PD denoncon buxhetin 2021: Rama rrit borxhin në 97%

Nga Exit News
PD denoncon buxhetin 2021: Rama rrit borxhin në 97%

Partia Demokratike ka akuzuar, të enjten, qeverinë Rama se me buxhetin e parashikuar për vitin 2021, po përpiqet të vjedhë deri në fund qytetarët shqiptarë.

Ish-deputetja Jorida Tabaku, në një konferencë për shtyp, deklaroi se buxheti 2021 tregon qartë rënien ekonomike, rënien e konsumit dhe të investimeve të parashikuara.

Tabaku theksoi se vetëm një tregues shënon rritje në buxhetin e Ramës: borxhi që ka arritur në shifrën rekord të 97 për qindëve.

“Merret borxh për të paguar faturat korruptive të koncesioneve, merret borxh për të shlyer tenderat me çmime të fryra të rrugëve, që qeveritarët të kenë mundësi të vjedhin. Merret borxh për rroga, merret borxh për pensione, sepse kjo qeveri as nuk di, as nuk e do mirëqenien e shqiptarëve,” u shpreh Tabaku.

Ajo u shpreh se buxheti 2021 konfirmon politikën 8-vjeçare të Ramës kundër interesit publik, në shërbim të oligarkëve dhe klientelës së tij:

“Ky është buxheti i mafias së plehrave, që do të vazhdojë të paguhet qindra milionë lekë për inceneratorë që nuk ekzistojnë. Të vetmit të kënaqur nga ky buxhet sigurisht janë ata që marrin tendera, tarafet e interesave dhe ato që fshihen pas skemave kriminale të PPP-ve.”

Ajo i bëri thirrje qytetarëve që në 25 prill të votojnë për të larguar qeverinë Rama dhe politika e tyre për të pasuruar oligarkët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>