Kryetari i PD-së Lulzim Basha la të kuptohet se në zgjedhjet e përgjithshme nuk do të hyjnë në koalicion me LSI-në, megjithatë për një vendim përfundimtar, do të presi vendimin e Presidentit Meta.
Në konferencën e sotme për shtyp, pyetjes së gazetarit për koalicionet zgjedhore, Basha ju përgjigj se “është shteruese përgjigjia që ka dhënë Monika Kryemadhi”.
Kryemadhi tha pak ditë më parë se pret përfudnimin e procedurave ligjore, dhe se LSI do të ketë logon e saj në fletën e votimit.
Basha njësoj tha se po pret veprimin e Presidentit Meta:
“Hapat e njëanshëm të paligjshëm dhe antikushteuese, në dhunim të marërveshjes së 5 qershorit. Presidenti është në proces, qendrimi ynë i pandryshueshëm. Hedhja në ere e 5 qershorit tregon panikun e Ramës”.
Ai u shpreh i bindur në fitoren e PD-së duke thënë se: “unë jam përballur me Ramën në 2011 dhe e kam mundur dhe e mund prapë”.