Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha deklaroi se mësimi këtë vit akademik do të jetë i alternuar mes atij në klasa dhe online.
Në një konferencë për shtyp, Hoxha tha se po përgatiten platforma online që mësimi të vijojë normalisht në universitete.
“Sa i përket fillimit të vitit të ri akademik, një nga diskutimet në konferencë ishte se si do e përballonim situatën. Në dijeninë time të gjitha institucionet po angazhohen që të kenë platforma ndryshe nga ato që kemi punuar me herët. Ajo që po ndodh në të gjitha universitet e vendit, është krijimi i një platforme, që garanton që procesi të zhvillohet normalisht.”
Në lidhje me tarifat e studimit, Hoxha u tregua i prerë duke theksuar se nuk do të kishte përgjysmin pasi kjo do të bllokonte universitetin.