Papa Françesku kontakt me të infektuar me Covid-19

Nga Exit News
Papa Françesku kontakt me të infektuar me Covid-19

Papa Françesku mund të ketë pasur kontakt me një person të infektuar me Covid-19, pasi një diplomat i Vatikanit rezultoi i infektuar, njoftoi media australiane, të premten.

Kryepeshkopi Adolfo Tito Yllana, ambasadori i Selisë së Shenjtë në Australi, pati një takim ballë për ballë me Papën në Vatikan në 6 Tetor, më pak se dy javë para se të dilte pozitiv ndaj Covid-19 në Australi, njoftoi Nine News.

Autoritetet Australiane thonë se një diplomat i cili fluturoi në Sidnei më 9 tetor kishte rezultuar pozitiv me koronavirus. Ata nuk e zbuluan identitetin e diplomatit.

Diplomati doli pozitiv 10 ditë pasi hyri në karantinën, tha Departamenti i Shëndetit i Territorit të Kryeqytetit Australian në një deklaratë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>