Policia ka vendosur 844 gjoba për mos mbajtje të maskës në ambjente të hapura, në 24 orët e fundit në të gjithë vendin. Vlera e gjobave arrin në mbi 2,5 milionë lekë.
Mes tyre, 167 ishin pasagjerë që janë gjetur pa maska në automjete private, pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit, dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.
Po ashtu, 10 prej të gjobiturve janë shoqëruar në polici pasi nuk e kanë pasur mjetin e identifikimit me vete ose nuk kanë pranuar t’ia tregojnë atë policisë.
Pasi e kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, ata janë gjobitur dhe më pas janë lënë të lirë.
Që prej 15 tetorit, në vend është bërë e detyrueshme mbajta e maskave në çdo ambient jashtë shtëpisë.
Vendimi i qeverisë u mor pas rritjes së numrave të të infektuarve. Sot u raportua një numër i lartë i infektimeve, me 304 raste të reja në 24 orë.