Spitali COVID3 do të hapet kur “të ezaurohen kapacitetet e dy spitaleve të para”, tha Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu në një takim të zhvilluar, të dielën, tek Spitali Infektiv.
“Nuk dua te dekurajoheni nga ato që dëgjoni. Kam ardhur këtu t’ju jap kurajë të vijoni punën ashtu siç keni bërë deri tani, të jeni të sigurt që mbështetja e qeverisë do vijoj pa u ndaluar ashtu siç ka ndodhur deri tani”, tha Manastirliu.
Manastirliu sqaroi se “nuk ka kolaps të sistemit shëndetësor”. Ajo i bëri apel qytetarëve të “vendosni maskën, dhe të ruani distancimin fizik dhe të kujdeseni për higjenën”.