Policia e Kosovës bëri të ditur se njëri prej të dyshuarve për tranferimin e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, është vetdorëzura.
Sipas një deklarate për Radio Evropa e Lirë, bëhet fjalë për një nga pronarët e kompanisë, e cila përfitoi 2 milionë eurot.
“Lidhur me rastin e poshtëshënuar, sot në Policinë e Kosovës është vetëdorëzuar një mashkull kosovar, i cili tani është në proces të intervistimit”
Labinot Gruda, punëtor i Thesarit të Kosovës u arrestua më 20 tetor, ndërsa dy persona të tjerë, pronarë të kompanisë private të cilës i është bërë transferimi u shpallën në kërkim.
Transferimi i parave sipas ministrisë së Financave u bë përmes një sulmi kibernetik.