Partia Demokratike ka reaguar pas humbjes së jetës së Lyfti Çekiri, 53 vjeç, për shkak se spitalet në Tiranë nuk e kuruan.
Në një postim në Facebook, ish deputeti Endri Hasa shkruan:
“Spitalet e Rilindjes janë kthyer në spitale të partisë!
Prandaj njerëzit vdesin rrugëve.
Për Lytfi Çekiri që nuk përkiste partisë nuk gjend një vend në spitale!
Rilindja erdhi duke premtuar shendetësi falas por po ikën duke lënë pas vdekje dhe mjerim!”
Hasa shton se PD do të punojë që taksat e qytetarëve të përdoren për t’ju shërbyer atyre e jo oligarkëve.