Organizata Humanitare neutrale siriane, ‘Gjysëm Hëna e Kuqe’, ka publikuar pamjet e nxjerrjes nga kampi Al Hoti, të 4 fëmijëve dhe një gruaje shqiptare, më 26 tetor.
Organizata njoftoi mediat se ekipi i përbashkët me përfaqësues të Shqipërisë dhe Sirisë “pas negociatave humanitare me të gjitha ekipet, katër fëmijë dhe një grua në nevojë për operacion u evakuuan, me shpejtësinë më të lartë, nga kampi Alhoul në Al-Hasakah për në vendin e tyre Shqipëri”.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Liban për të ‘finalizuar fazën e parë të një operacioni kompleks për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga kampet e Sirisë.’
https://www.facebook.com/watch/?v=1704242976398727&t=5