Meta letër Kuvendit: Prisni opinionin e Venecias për Kodin Zgjedhor

Nga Exit News
Meta letër Kuvendit: Prisni opinionin e Venecias për Kodin Zgjedhor

Presidenti Meta i ka kërkuar zyrtarisht kuvendit që të presë opinionin e Komisionit të Venecias para se të rimiratojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Përmes një letre drejtuar kuvendit, presidenca shkruan se ‘kuvendi i Shqipërisë duhet ta shqyrtojë këtë nismë nën dritën e dekretit të presidentit dhe të rekomandimeve të pritshme të Komisionit të Venecias, i cili është investuar tashmë nga Presidenti i Republikës mbi këto çështje’.

Presidenti Meta i ktheu ndryshimet me 23 tetor me argumentin se e ato cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votes.

Gjithashtu Meta i ka kërkuar dhe Komisionit të Venecias opinion në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe disa europarlamentarë i kanë bërë thirrje Ramës dhe kuvendit të mos i miratojnë ndryshimet përpara opinionit të Komisionit të Venecias.

Por kryeministri Rama deklaroi se parlamenti do t’i miratojë ndryshimet përpara opinionit të KV.

Ndërkohë të martën në orën 12:00 ka nisur mbledhja e Komisionit të Ligjeve për të hedhur poshtë dekretin e Metës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>