Mimoza Toska Zoraqi, specialiste në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, është ndarë nga jeta pas infektimit me Covid-19.
Lajmin e ka bërë ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook:
“Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.
Është një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm.
Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.”