Europarlamentari i djathtë Michael Gahler ka mbështetur deklaratën e eurokomisionerit Verhelyi se kuvendi duhet të presë opinionin e Komisionit të Venecias para se të rimiratojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
Në një postim në Twitter, Gahler ka shpërndarë postimin e Varhelyit dhe shkruan:
“Deklarata e Komisionerit është e mençur, pasi institucionet si Komisioni i Venecias duhet të respektohen nga të gjitha palët e interesuara.”
Tashmë jo vetëm eurokomisioneri dhe disa eurodeputetë, por dhe Komisioni Europian i ka bërë të njejtën thirrje qeverisë Rama dhe kuvendit.
Ndërkohë të martën në orën 12:00 ka nisur mbledhja e Komisionit të Ligjeve për të hedhur poshtë dekretin e Metës.