Meta falenderon Varhelyin për mbështetjen: Pres që kuvendi të reflektojë

Nga Exit News
Meta falenderon Varhelyin për mbështetjen: Pres që kuvendi të reflektojë

Presidenti Ilir Meta ka falenderuar eurokomisionerin e BE-së Oliver Varhelyi për apelin që i bëri qeverisë Rama dhe kuvendit për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, para se të rimiratojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Në një status në Facebook, Meta i quajti të gjithë ndërkombëtarët që iu bashkuan apelit të verhelyut “miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nuk duan të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut.”

Meta shtoi se pret që kuvendi të reflektojë deri të enjten.

Presidenti theksoi se në 25 prill do t’i vijë ‘fundi kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin’ pasi do të do fillojë epoka e re e sundimit të popullit, që do të sjellë edhe sundimin e ligjit në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>