Kostoja më e lartë e trajtimit Covid-19 janë analizat, skaneri e tamponi

Nga Exit News
Kostoja më e lartë e trajtimit Covid-19 janë analizat, skaneri e tamponi

Për një person të infektuar me Covid-19,  koston e diagnostikimit shkon nga 35 mijë deri në 70 mijë lek. Pjesë e diagnostikimit janë:

— Analiza PCR me tampon;

— Skaneri;

— Analiza gjaku.

Teorikisht të gjitha këto analiza duhet të bëhen nga sektori publik. Por praktikisht me përjashtim të rasteve kur simptomat e sëmundjes janë të forta, këto analiza nuk bëhen në sektorin publik.

Skaneri në publik mund të behet vetëm në spitalet Covid, dhe vetëm në rastet kur urgjenca 127 dyshon prekje të mushkërive dhe rekomandon bërjen e skanerit.

Analizat e gjakut mund të bëhen pjesërisht në klinikat e lagjeve, me rekomandim të mjekut të familjes.

Gjithsesi, një pjesë e madhe e njerëzve, për një arsye apo tjetër, ju duhet që këto analiza t’i kryeejnë tek spitalet apo klinikat private.

Kështu, emisioni ‘Me pak Fjalë’ në një vëzhgim të kryer në laboratorët privat ka llogaritur se:

  • Një tampon PCR tek privatët kushton 12 mijë lekë;
  • Një skaner kushton nga 15 mijë deri në 35 mijë lekë, le të themi mesatarisht 25 mijë lekë;
  • Një bashkësi analizash të gjakut për të vlerësuar të gjithë parametrat që lidhen me Covidin kushtojnë midis 10-12 mijë lekë. Le të themi 10 mijë lekë.

Pra diagnostikimi kur nuk bëhet nga sistemi publik, shkon nga rreth 35-70 mijë lekë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>