Geront Kureta, presidenti i komunitetit hebre në Shqipëri, falenderoi shqiptarët për shpëtimin e më shumë se 2 mijë hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore.
Gjatë Forumin Ballkanik kundër Anti-Semitizmit, mbajtur të mërkurën, Kureta deklaroi se Tirana mund të quhet sot pa frikë si ‘Jeruzalemi i Ballkanit’ për shkak të harmosë fetare që e karanterizon:
“Këtu hebrenjtë u shpëtuan falë tolerancës së kombit shqiptar. Ne jemi krenarë për tolerancën, harmoninë e nxitur këtu.
Sarajeva dikur quhej Jerusalemi i Ballkanit, kishte kisha ortodokse, katolike që qëndronin bashkë me sinagoga dhe xhami. Sot Tirana është Jerusalemi i Ballkanit me harmoninë dhe bashkëjetesën fetare.”