Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj deklaroi, të mërkurën, se ekspertët presin që mbajtja e detyrueshme e maskës të ulë numrin e të infektuarve me koronavirus në javët në vijim.
Gjatë një interviste për Report Tv, Brataj u shpreh:
“Që të japi efektin maska duhet të paktën 3 ose 4 javë. Për këtë mund ti referohemi Kosovës që pati një rritje dhe maksa i uli numrat.”
Brataj theksoi rëndësinë e mbajtjes së maskave nga të gjithë qytetarët pasi si gjatë së folurës, ashtu dhe kollës apo teshtimës përhapen në ajër miliona spërkla të personave të infektuar, që mund të infektojnë të tjerë.
Në 28 tetor, numri total i të infektuarve në vend kaloi mbi 20 mijë, prej të cilëve rreth 9 mijë janë ende aktivë.