Shqipëria ende larg arritjes së ‘imunitetit të turmës’

Nga Exit News
Shqipëria ende larg arritjes së ‘imunitetit të turmës’

Pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, Shqipëria është ende larg arritje se ‘imunitetit së turmës’, thënë ndryshe infektimit ose krijimit të imunitetit tek të paktën 60 për qind e popullsisë.

Sipas imunologut Genc Sulçebe, në rang vendi, vetëm 10 për qind e qytetarëve kanë siguruar imunitet duke e kaluar virusin, me apo pa simptoma.

Tirana renditet qyteti me nivelin më të lartë të imunitetit, deri në 20 për qind.

Duke folur për qytetarët, imunologu tha se një person që e ka kaluar koronavirusin i zgjate periudha e imunitetit.

“Imuniteti është në varësi të intensitetit të kalimit të sëmundjes. Për shembull imuniteti ndaj SARS dhe MERS është afatgjatë, janë gjetur edhe mbas shumë vitesh antitrupa në këto individë.

Mendohet se imuniteti edhe këtu do të jetë i ngjashëm pra do të ketë një zgjatje mbas një, dy apo dhe më tepër vjet padyshim. Pra duhet të jemi të qetë që mbas kalimit të këtij infeksioni ne kemi imunitet pra jemi të mbrojtur nga reinfektimet e mëtejshme”- deklaroi imunologu Sulçebe.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>