Rama sërish postim për naftëtarët: Bisedimet po i pengon greva juaj

Nga Exit News
Rama sërish postim për naftëtarët: Bisedimet po i pengon greva juaj

Kryeministri Rama përsëriti ftesën për naftëtaret e Ballshit, që të lenë grevën e urisë dhe të ulën në bisedime me të.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan e vetmja pengesë për bisedime është greva e tyre:

“Të dashura motra greviste të Ballshit!Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!”

Rama tha se tashmë qeveria e ka dëgjuar protestën e tyre, ndaj nuk ka më nevojë të vijojnë grevën. Ai i kërkoi naftëtarëve të mos dëgjojnë opozitën që kërkon ta përdorë kundër qeverisë:

“Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë! Qeveria është e juaja,por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!”

Më herët ftesave në Twitter të Ramës, grevistët i janë përgjigjur duke thënë se kryeministri duhet të shkojnë në Ballsh të takohet me to, e jo të shkruajë statuse në rrjete sociale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>