Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka bërë apel qytetarëve që të mbajnë maskat dhe distancimin social, në mënyrë që të mos ketë mbipopullim në spitalet Covid.
Duke folur në kuvend, Manastirliu tha se nëse do të ketë mbingarkim në spitale, atëherë do duhet të zgjidhet se kush do të trajtohet i pari:
“Nëse do kemi mbingarkim të spitaleve, do përballemi me zgjedhje se kush do të trajtohet i pari me frymëmarrje të drejtuar.
Por ajo që ne mund të bëjmë është të respektojmë rregullat më të thjeshta. masat që jemi duke ndërmarrë sa i përket parandalimit dhe testimit shkojnë në këtë drejtim për të siguruar që të frenojmë pandeminë nëpërmjet respektimit të rregullave duke mos i lënë asgjë mangut një trajtimi të mirëfilltë.
Ka ardhur momenti të bëjmë më të mirën tonë për të mundur këtë pandemi.”