Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje demokratëve të mos votojnë për PD, sepse po ja japin votën LSI-së.
“Imagjinoni ca ju pret o demokratë. Do shkoni në zgjedhje si tek Vehbiu dhe tek Sudja. Jep një merr dy. Do ja jepni votën Lulit dhe do merrni edhe dy të tjerë.
Unë kam detyrim t’jua them demokratëve. Zgjidheni këtë dilemë, nëse e keni. Do ta shihni mbrapa se çfarë vjen kur PD bëhet bashkë me LSI”, tha Rama në luvend, të enjten, pas rimiratimit të Kodit Zgjedhor.
Kryeministri ironizoi deklaratat e partive të opozitës se do të fitojnë 100 mandate në zgjedhjet e 25 prillit:
“Ju mezi po prisni të fitoni. Ju jeni të fituar. Të gjithë. Unë nuk e di ku do i gjej Kuvendi karriget, sa fitimtar do jeni ju.
100 i merr Monika, dhe me artimetikën e Lulit merr 240. Ndaj me siguri me 25 prill, ne, PS nuk do kemi vend. Ndërsa ju tek pallati i Kongreseve për të hapur sesionin e ri”.