Rajoni i Katalonjës në Spanjë vendosi mbylljen e kufijve për një periudhë 15 ditore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në këtë rajon nuk do të hyjë as të dali asnjë qytetar. Gjithashtu u vendos mbyllja e bareve dhe restoranteve gjatë kësaj periudhe.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanches shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ditën e djelë në përpjekje për të ndryshuar rezultatet ditore të të infektuarve të rinj me koronavirus.
Qeveria kërkoi mbylljen e aktiviteteve gjatë natës, ka vendosur orare për ndalim qarkullimin dhe udhëtimin mes rajoneve të ndryshme në disa raste.
Deri më tani Spanja rregjistron 1,14 milionë të infektuar si dhe 35 466 viktima.