Këshilli i Lartë i Gkyqësor (KLGJ) ka dënuar transmetimin në media të gjuhës fyese të përdorur nga qytetarët që kanë protestuar kundra vendimit të gjykatësve.
Në njoftimin për shtyp, KLGJ përmend dy raste, protestën e banorëve të Vlorës kundër vendimit të gjyqtares së Gjirokastrës për pronat e tyre në Zvërnec, të mbajtur më 8 tetor.
Dhe protestën e disa qytetarëve përpara gjykatës së Apelit, kundra vendimit të një gjyqtarëve.
“Mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë, sipas legjislacionit në fuqi, jo përbaltja e gjykatës, apo e gjyqtarit”, shkruhet në njoftimin e KLGJ-së.
“Respekti ndaj gjykatës dhe figurës së gjyqtarit i shërben si forcimit të drejtësisë, ashtu edhe lehtësimit të komunikimit efektiv me publikun rreth veprimtarisë së sistemit gjyqësor”, përfundon KLGJ-ja.