Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së premtes, në një banesë në Vlorë. Dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale. Pronari i saj, një 69-vjeçar, thotë se nuk ka pasur konflikte të pazgjidhura. Policia nuk ka identifikuar ende autorin.