Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se ka abuzuar më pushtetin për të siguruar vila për familjet e tyre, ndërsa qytetarët i kanë lënë n harresë.
Duke folur gjatë inagurimit të punimeve në zonën e Bregut të Lumit, Rama tha se qeveria e tij është ndryshe nga ajo e kaluara:
“Do të përballemi edhe me të ardhmen për të cilën do të mendojmë edhe kur rindërtojmë, se nuk rindërtojmë sa për të futur njerëzit në kasolle, si ata që kanë vila në seri sa pranë detit e kodrës, ndërsa për njerëzit mjaftohen duke imagjinuar kotece dhe geto.”
Rama iu përgjigj dhe akuzave të Bashës për aferën e inceneratorëve të mbetjeve:
“Do të përballemi edhe sfidën për t’u ndarë nga kodra e plehrave Këta janë forca të shëmtimit, papastërtistë dhe rrëmujës, por ne jo.”