Legjenda e filmit Sean Connery vdes në moshën 90-vjeçare

Nga Exit News
Legjenda e filmit Sean Connery vdes në moshën 90-vjeçare

Legjenda e filmit, Sean Connery, ka vdekur sot (31 tetor) në moshën 90 vjeçare.

Connery u rrit në një lagje të varfër të Edinburgut dhe punoi si lustrues arkivolësh, mjelës dhe roje shpëtimi përpara se të niste një karrierë në aktrim, duke u kthyer në një nga yjet më të mëdhenj në botë.

Connery do të mbahet mend së aktori i parë, që luajti James Bond në filmin “Agjenti 007”, në 1962. Ai  fitoi Çmimin Oskar për rolin e një polici të fortë të Çikagos në ” The Untouchables” (1987).

Në moshën 59 vjeçare, revista People e shpalli atë “mashkullin më seksi në botë”. Në vitin 2000, ai mori titullin “Kalorës” nga Mbretëresha Britanike Elizabeth.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>