Një 52-vjeçar nga Tropoja, shtruar në spitalin Covid2 pas infektimit me Covid-19, është hedhur nga dritarja dhe ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e një nëntorit.
Viktima po kurohej prej një javë në spital dhe ishte në gjendje të rënduar.
Dyshohet se pacienti ka shfaqur probleme të shëndetit mendor ditët e fundit. Ky fakt është zbuluar nga marrja në pyetje e familjarëve të tij.
Ndërkohë policia po vijon hetimet.