Karantina një-mujore e vendosur në Angli nga kryeministri Borsi Johnson gjatë javës së shkuar mund të zgjatet edhe më shumë, sipas një anëtari të kabinetit.
Britania ka zyrtarisht numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID në Europë dhe po përballet me më shumë se 20,000 raste të reja çdo ditë.
I pyetur nëse ky kufizim mund të zgjasë përtej datës 2 Dhjetor – kur u njoftua se do të mbaronin masat kufizuese të sapo vendosura – ministri i kabinetit, Michael Gove pohoi për Sky News.”mund të themi përfundimisht se nëse nuk marrim masa tani, sistemi shëndetësor do të mbingarkohet në mënyra që askush prej nesh nuk mund t’i pranojë”, tha Gove.