Përditësim 1 nëntor: 327 raste të reja dhe 9 viktima

Nga Exit News
Përditësim 1 nëntor: 327 raste të reja dhe 9 viktima

327 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, pas kryerjes së 1472 testimeve.

Ky është një rekord i ri ditor i numrit të të infektuarve të rinj.

Njëkohësisht të djelën u raportuan 9 viktima për shkak të koronavirusit.

Një 44 vjeçar dhe 69 vjeçar nga Tirana, 60 vjeçare nga Mati, 65 vjeçare nga Durrësi, 66 vjeçar nga Tropoja, 68 vjeçar nga Pogradeci, një 71 vjeçare nga Elbasani, një 71 vjeçar nga Berati dhe një 78 vjeçar nga Korça.

57 qytetarë janë shëruar nga virusi.

Në spitalet Covid, momentalisht ka 293 pacientë të shtruar.14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>