Kosova kufizon orarin e lëvizjes për restorantet dhe për të moshuarit

Kosova kufizon orarin e lëvizjes për restorantet dhe për të moshuarit

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër koronavirusit, gjatë një mbledhjeje të mbajtur të dielën online. Këto masa do të shqyrtohen pas dy javësh, varësisht nga situata epidemiologjike, tha qeveria e Kosovës, raportoi Radio Evropa e Lirë.

Masat e reja janë kufizimi i orarit të punës së restoranteve dhe qendrave tregtare nga ora 09:00 deri në orën 21:00.

Gjithashtu, qytetarët mbi 65 vjeç do të kenë orar të caktuar të lëvizje, nga ora  06:00 deri në orën 10:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 19:00. Jashtë këtij orari, ata mund të dalin vetëm për nevoja shëndetësore.

Personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna do të punojnë online.

Për të hyrë në Kosovë, duhet të prezantojnë një test negativ PCR, të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet me rrezikshmëri të lartë, që janë të listuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Sipas masave të reja, institucionet publike dhe private, obligohen që “të menaxhojnë paraqitjen e stafit në punë në përputhje me Manualin për mbrojte nga përhapja e COVID -19, dhe për këtë qëllim do të inspektohen nga organet kompetente”.

Po ashtu, në fuqi mbetet edhe masa për mosgrumbullim më shumë se pesë personave në sheshe publike, parqe dhe vende të tjera publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>