Kompania farmaceutike Pharmasyntez i ka kërkuar qeverisë ruse leje për të prodhuar ilaçin gjenerik remdesivir të kompanisë amerikane Gilead Science, pa pasur një patent nga kompania. Lajmi u raportua nga gazeta ruse Vedomosti, të hënën.
Ndërsa drejtuesi i kompanisë farmaceutike tha për Reuters se ata I kanë kërkuar leje për të shpërndarë ilaçin në Rusi.
Por prodhimi i remdesivir është i ndaluar pasi ai mbrohet me patentë dhe kompania ende nuk i ka kthyer përgjigje kompanisë për një licensë, raportoi Vedomosti, duke cituar një letër të dërguar në disa ministrive ruse.
Pharmasyntez, kompania ruse ka zhvilluar provat për ilaçin Remdeform, në 300 pacientë në 23 spitale të Rusisë.did not immediately respond to a request for comment.
Gilead i ka dhënë falas lejen për prodhimin e ilaçit 127 vendeve, kryesisht vende të varfra dhe me probleme për aksesin në shëndetësi.
Kompania i kërkoi qeverisë të miratojë prodhimin e ilaçit pa lejen zyrtare të kompanisë që ka patentën, nën justifikimin e sigurisë kombëtare.