Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i ka bërë apel partive që të bashkëpunojnë për të mirën e përbashkët të vendit: integrimin e vendit në BE.
Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se vendi ka bërë përparim, dhe tashmë është pranë plotësimit të kushteve të vëna nga BE përpara zhvillimit të Konferencës së Parë Ndërqeveritare:
“Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres dhe marsin e kaluar bëri një hap të madh drejtë BE-së, kur Këshilli Europian vendosi të hapë negociatat.
Tani Shqipëria është pranë përmbushjes së kushteve. Në këtë moment kritik, të gjitha palët politike duhet të investojnë në ndërtimin e konsensusit të domosdoshëm politik, dhe të gjitha institucionet e pavarura duhet të japin rezultatet e nevojshme, për të ndjekur objektivin e përgjithshëm që ata ndajnë, integrimin e Shqipërisë në BE. Kjo është ajo që duan mbi 90 përqind e shqiptarëve.”
Më herët Soreca foli dhe se si integrimi i vendit në BE do të përmirësojë jetën e qytetarëve.