Shfuqizimi i ligjit të arsimit të lartë dhe financim për arsimin janë dy premtimet që kreu i PD-së, Lulzim Basha bëri gjatë takimit me pedagogët.
Ai deklaroi se qeveria duhet të ishte përgatitur më herët për këtë çështje.
“Në ditët e para të qeverisjes do të zëvendësojmë ligjin e arsimit të lartë me një ligj bashkëkohor me decentralizimin e vendimarrjes, cilësia e mësimdhënies etj.
Do të shtojme financimin për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në mënyrë që të arrijmë nivelin rajonal për financimin e arsimit.”
Basha pohoi se arsimi në këto vite është lënë pas dorë nga qeveria.