Franca raportoi të hënën 52,518 të infektuar të rinj me koronavirus, duke bërë ditën me më shumë të infektuar që nga fillimi i pandemisë në vend.
Të dhënat zyrtare treguan se 418 njerëz të infektuar humbën jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 37,435.
Numri i përgjithshëm i rasteve në vend u rrit në 1.46 milion.
Autoritetet kanë raportuar se një total prej 25,143 njerëz janë duke u trajtuar, ku 3,730 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit 877 qytetarë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 119,104.
Shkalla e testeve pozitive të Covid-19 në vend u rrit në 20.6%.
Për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve të viruseve, në të gjithë Francën janë vendosur masa të forta për të kufizuar lëvizjen e vendit.