Kryetari i PD-së Lulzim Basha iu përgjigjë pyetjes së gazetares Sonila Meço në Tempora, për akuzat për vila dhe për tendera të fituara nga familjarët e tij.
Ai tha se këto akuza janë të rreme dhe Veliaj u padit në gjykatë për këto akuza.
“Ju jeni gazetare e përgjegjshme dhe e dini fare mirë se këto nuk janë të vërteta. Veliaj që ka marrë rolin e shpifësit është paditur në gjykatë dhe javën e kaluar nuk është paraqitur në gjykatë. Këto janë shpifje. Unë nuk po flas për shpifje, por me fakte nga thesari i shtetit”, tha Basha në Tempora, të martën.
Basha theksoi se të gjithë politikanët, përfshirë edhe Ramën dhe atë vetë do t’i nënshtrohen ligjit anti mafia:
“Duhet të funksionojë mekanizmi anti-mafia. Çdo politikan, duke nisur nga kryeministri dhe unë duhet të t’i nënshtrohen ligjit anti mafia nëse kanë firmosur kontrata korruptive. Ata duhet të vërtetojnë barrën në mënyrë individuale”.