FBI heton thirrjen automatike për mos dalje në zgjedhje

Nga Exit News
FBI heton thirrjen automatike për mos dalje në zgjedhje

Byroja Amerikane Kombëtare e Hetimit (FBI) po heton përdorimin e thirrjeve automatike në telefon për të qendruar në shtëpi në ditën e zgjedhjeve, sipas një zyrtari të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Reuters raportoi se qeveria amerikane dhe zyrtarët vendorë kanë ngritur alarmin për të paktën dy fushata të veçanta thirrjesh të automatizuara për tëmos dalë në votime.

“Ka pak konfuzion në lidhje me këtë në të gjithë industrinë”, tha Giulia Porter, nënkryetare në RoboKiller, një kompani që lufton këto lloj thirrjes gjatë fushatës zgjedhore për Reuters.

Thirrja e automatizuar është një zë femëror që thotë:

“Përshëndetje. Kjo është vetëm një telefonatë provë. Koha për të qëndruar në shtëpi. Rri i sigurt dhe qëndro në shtëpi”.

Porter tha që thirrja ishte aktivizuar me miliona herë gjatë 11 muajve të fundit. “Kjo thirrje e automatizuar është duke u dërguar në një numër shumë të lartë,” tha ajo.

Byroja Federale e Hetimit tha se ishte në dijeni të këtyre thirrjeve, por nuk pranojë të komentojë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>