Tabaku komenton raportin e SELDI-t: Rama shkatërroi ekonominë e tregut

Nga Exit News
Tabaku komenton raportin e SELDI-t: Rama shkatërroi ekonominë e tregut

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se ka shkatërruar ekonominë e tregut dhe konkurrencën e lirë për të favorizuar oligarkët pranë saj

Në një deklaratë për shtyp, Tabaku lexoi përfundimet e raportit SELDI 2020 për ekonominë.

Ajo citoi gjetjet e raportit për mungesën e konkurrencës dhe praninë e monopoleve:

“Presioni i qeverisë për të shkatërruar konkurrencën në Shqipëri rezulton më e larta në total ku thuajse 50% e bizneseve ndjejnë një kërcënim serioz nga ana e qeverisë për t’iu dorëzuar monopolit.

Gati 56% e bizneseve në fushën e farmaceutikës ndjejnë presionin e shtetit për t’iu dorëzuar monopolit dhe oligarkut që urdhëron qeveria.

5 nga 9 lloje biznesesh kërcënohen nga qeveria për të mbyllur biznesin apo për t’ia shitur atë një oligarku apo monopolisti.

Shteti është kthyer në zyrën noteriale që aprovon politikat fiskale të oligarkisë dhe monopoleve.”

Ajo premtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet, do të hiqet çdo barrierë që pengon konkurrencën, nuk do të ketë asnjë koncesion në sektorë monopol, nuk do të këtë ligje speciale që favorizojnë 5 vetë e diskriminojnë 95% të bizneseve.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>