Gjykata e Tiranës ka pezulluar punën deri më 9 nëntor për shkak të infektimit të disa punonjësve me Covid-19.
Sipas mediave, gjykata do të shqyrtojë vetëm çështje emergjente.
Disa ditë më parë u infektuan pesë gjyqtarë ndër të cilët tre prej tyre në dhomën Civile të Tiranës, ndërsa dy të tjerë në Dhomën Penale.