Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se trajtimi për Covid-19 ka një kosto të lartë për familjet shqiptare dhe i bëri thirrje qeverisë të rimbursojë ilaçet për pacientët.
Në një postim në Facebook, Basha shkruan se qytetarët po marrin borxh ilaçet pranë farmacive pasi nuk kanë mundësi të paguajnë ato.
“Trajtimi i COVID ka një kosto të papërballueshme për shumicën dërrmuese të familjeve shqiptare prandaj është emergjente dhe jetike rimbursimi i tyre. Pamundësi po rrezikon jetën dhe shëndetin e shumë qytetarëve në pamundësi.
Farmacitë janë bërë si dyqanet me lista borxh, njerëzit po marrin barna me lista sepse papunësia është rritur fuqia blerëse ka rënë.”
Basha shtoi se qeveria ka sjellë vetëm 9500 vaksina kundër gripit, duke theksuar se braktisja e sistemit shëndetësor është përgjegjësi direkte e qeverisë.