Rakacolli i përgjigjet Bashës për mungesën e ilaçeve dhe vaksinën anti grip

Nga Exit News
Rakacolli i përgjigjet Bashës për mungesën e ilaçeve dhe vaksinën anti grip

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha në për mungesën e ilaçit Remdesivir dhe vaksinën anti-grip.

Në një intervistë për Report Tv, Rakacolli është ilaç që është pjesë e rrjetit spitalor dhe jo farmaceutik.

“Remdesiviri nuk është medikament që tregtohet në tregun e hapur, është medikament spitalor, pjesë e rrjetit spitalor, nuk është një ilaç që ka një indikacion specifik për COVID-in, është një medikament anti-viral ka dalë për një sëmundje tjetër por ka studime që mund të përdoret dhe në Covid-19 dhe Shqipëria është pjesë e këtij studimi, pacientët që e përdorin në spital ka disa përdorime specifike dhe i bëhet i qartë të mirat dhe efekte negative, nuk mund të shitet në farmaci”

Ndërkohë në lidhje me vaksinën anti-grip, Rakacolli deklaroi se qeveria ka blerë 4 fishin e dozave të vaksinës në krahasim me vitin e kaluar.

E pyetur për situatën epidemiologjike në vend, zëvendës ministrja tha se Shqipëria ka një numër të ulët të vdekjeve pavarësisht numrit të infekturarve, duke mos dhënë një përgjigje të prerë për vendosjen e karantinës në të ardhmen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>